Dështon diplomacia, opozita siriane kërkon aksion ndërkombëtar

Këshilli Kombëtar i Sirisë, grupi kryesor që mbështet opozitën në vend, i ka bërë thirrje OKB-së të vazhdojë të kërcënojë me sanksione qeverinë e Assad. Thirrja vjen pasi takimi mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan, nuk dha asnjë rezultat mbi një rezolutë të Këshillit të Sigurisë për Sirinë. Rusia ka mbështetur regjimin e Assad që nga fillimi i dhunës dhe kundërshton çdo masë që nënkupton ndërhyrjen e huaj në vend. Bassma Kodmani, kryetare e sektorit për marrëdhëniet me jashtë në Këshillin Kombëtar thotë se mesazhi i tyre i drejtohet sidomos Rusisë, e cila po bllokon rezolutat. Teksa diplomacia vazhdon të dështojë, luftime të ashpra po zhvillohen në Damask.
Albanian Screen
Add new comment