Berluskoni nuk tërhiqet: Hyj në garë për të fituar

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 03:30

Pavaresisht gjithckaje qe eshte thene duket se Silvio Berluskoni nuk ka ndermend te terhiqet nga kandidimi per kryeminister.

Se paku kete le te kuptohet prej asaj qe ai ka deklaruar sot. “Hyj ne gare per te fituar’ -ka thene lideri i Pdl, gjate stërvitjes të klubit të tij futbollistik AC Milan.

“Fatkeqësisht po i kthehem shërbimit publik. Dhe përsëri po e bej këtë nga ndjenja e përgjegjësisë. Edhe kur merresha me sport, punoja, studioja, nuk kam hyre kurre ne nje gare per te marre nje pozicion te kenaqshem, por gjithnje per te fituar”- ka thene ai.

Berluskoni njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet kombëtare vetëm dy ditë pasi partia e tij tërhoqi mbështetjen për qeverinë e Mario Montit, duke e çuar vendin afër zgjedhjeve të parakohshme, pak para përfundimit të mandatit të parlamentit.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.