Assange tall Obamën për lirinë e shprehjes

Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange, ka përqeshur presidentin amerikan, Barack Obama, i cili e përkrah lirinë e shprehjes në Lindjen e Mesme, ndërsa në anën tjetër e ndjek penalisht organizatën e Assange.
Duke folur përmes internetit nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, ai tha se përvoja e tij është dëshmi se Obama ka bërë më shumë në “kriminalizimin e lirisë së shprehjes se çdo president tjetër amerikan”.
Video-linku ishte një takim i organizuar nga Ekuadori, në kohën kur liderë botëror po mbajnë fjalimet e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Assange është duke qëndruar në Ambasadën e Ekuadorit që nga qershori, duke iu shmangur ekstradimit në Suedi, ku përballet me akuza për dhunim dhe ngacmim seksual.
Ai thotë se rasti i Suedisë është pjesë e një komploti të orkestruar nga Ëashington-i, për ta detyruar atë të dalë në në Shtetet e Bashkuara.
Wikileaks ka publikuar me mijëra sekrete të kabllove diplomatike amerikane, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Ballkanweb.com
Add new comment