Amnistia fiskale, biznesi i kërkon qeverisë 6 muaj shtyrje

Postuar në 15 Dhjetor, 2011 13:02

Komuniteti i biznesit kërkon shtyrjen me 6 muaj të zbatimit të Amnistisë Fiskale. Kjo pasi ka fluks nga sipërmarrja dhe qytetarët për të përfituar nga kjo nismë që përfundon ligjërisht më datë 31 dhjetor.

“Ka pasur një reagim të vonshëm, për mos të thënë që vetë amnistia në fillim ishte çorientuar dhe nuk kishte udhëzimet e duhura dhe procedurat e kërkuara, në mënyrë që të kishim pritshmërinë e dukur, por vihet re që në muajt tetor, nëntor por edhe dhjetor ka një radhë për të qenë pjesë e kësaj amnistie dhe legalizimit të aseteve”, tha Kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka.

“Tashmë janë vërsulur tre grupe, janë qytetarët pronarë të apartamenteve, shoqëritë imobiliare dhe ndërtuesit sidomos në Tiranë, të cilët e kanë kuptuar ligjin shumë mirë dhe po legalizojnë asetet e tyre pranë zyrave të regjistrimit”, tha Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve Avenir Kika.

Pak ditë më parë ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se qytetarët që kanë interes për të legalizuar asetet do tu ofrohet mundësia që të dorëzojnë formuarin në hipotekë brenda datës 31 dhjetor, ndërsa pagesën mund ta bëjnë më vonë. Ndërkaq Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për shtyrjen e afatit të amnistisë për 6 muaj pranë kryeministrit dhe ministrit të Financave.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.