AK aleancë me 12 parti patriotike: Që të largojmë Berishën nga pushteti

Postuar në 28 Shtator, 2012 10:53

Aleanca Kuq e Zi ka hedhur ditën e premte idenë e mundshme të një koalicioni të përbërë me 12 parti patriotike, të cilat kanë shprehur vullnetin e plotë të bashkimit me AK. 

12 Partitë e vogla të pranishme në takimin me kryetarin e AK Kreshnik Spahiu theksuan si kusht kryesor të bashkëpunimit largimin e kryeministrit Berisha nga pushteti. Në tryezë u diskutua edhe mënyra e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë, ku 12 partitë shprehën mbështetje për projektin e kuqezinjve për një bashkim në kufirin Shqipëri-Shqipëri. 

Krerët e partive njoftuan një pjesëmarrje masive më 28 nëntor në Morinë ku dhe do të prezantohen themelet e koalicionit kuqezi. 

Pjesmarresit
Aleanca KuqeZi - KreshniK Spahiu - kryetar 
SHBPSH - Skender Tufa - kryetar 
PUK - Idajet Beqiri - kryetar 
PÇSH - Bujar Shurdhi - kryetar 
PBRSH - Hane Zazi - kryetar 
PMDE - Ymer Kurti - kryetar 
PDBMSH - Osman Mema - kryetar 
PMDP - Kadri Isufaj - kryetar 
PRDSH - Skender Halilaj - kryetar 
PDIP - Halim Saitaj - kryetar 
PA - Kreshnik Osmani 
Partia Pensionisteve - Selami Jenishehri 

 

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by XHIMI (not verified) on

<p>Shikoni emrat dhe mbiemrat e ketyre &quot;aktoreve&quot; politike,t&#39;iu them se si do ta katandisin Shqiperine,po qe se vine ne pushtet!</p><p>Cfare ben intiligjencja shqiptare, nuk e shikon &quot;libanizimin&quot; dhe &quot;bosnjezimin&quot;?! Nuk shikon &quot;shahun&quot; paranoik qe po pergatit nje klike ne dukje atdhetare, por ne thelb thellesisht konservatore populiste dhe aventureske?! Kaq te verber dhe te dehur nga ngjyrat,parullat dhe &quot;Krenaria-spahijane&quot;, jeni?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.