5.7 milionë spanjollë të papunë. Rekord i ri që nga rregjimi i Frankos

Papunësia shënon një rekord të ri në Spanjë në tremujorin e dytë të vitit duke shënuar nivelin më të lartë që nga rrëzimi i diktaturës ushtarake në vitet 1970, ndërsa firmat suprimojnë edhe më shumë vende pune të nxitura nga frika e recesionit dhe një krizë e besimit në mesin e konsumatorëve.
Norma e papunësisë u rrit në 24.6 për qind nga 24.4 për qind në tremujorin e parë, bëri të ditur Instituti Kombëtar Statistikor. Numri i spanjollëve të papunë u rrit në 5.7 milionë.
"Është një shembull tjetër i situatës së emergjencës në të cuilën ndodhet ekonomia që ka më shumë gjasa të bjerë dhe më thellë në recesion" komentojnë analistët.
Shifra është alarmante, më e larta që kur ka filluar regjistrimi i të dhënave të këtij lloji në vitin 1976, një vit pasi diktatura spanjolle përfundoi me vdekjen e Francisco Franco.
Ekonomia e Spanjës ka qenë në recesion që nga fillimi i vitit 2008 pas krizës së pasurive të paluajtshme. Stagnacioni ekonomik pritet të zgjasë deri vitin e ardhshëm ndërsa burime zyrtare thonë se nuk pritet që papunësia të bjerë poshtë 22 për qind deri në vitin 2015.
Pothuajse një e treta e të gjithë të papunëve në zonën e euros janë në Spanjë. Sipas të dhënave të Eurostat, gjysma e popullisisë së vendit nën 26-vjeç dhe e aftë për punë është e papunë.
Albanian Screen
Add new comment