Kosova të çojë në Kushtetuese draft-statutin e BE-së për Asocacionin

Postuar në 10 Nëntor, 2024 13:57

Qeveria e Albin Kurtit duket se nuk ka vullnet të zbatojë detyrimin për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. Pak javë më parë kryeministri Kurti tha se është dakord me Asocacionin, por ai nuk ka detyrimin të shkruajë një të tillë. Linja vazhdoi edhe më tej kur vetë disa ditë më parë nga qeveria e Kosovës u shprehën se draft-statuti për Asocacionin nuk është detyrues. Mirëpo kjo ngjan pak e pavërtetë.

Sot mediat në Kosovë citojnë ambasadorin e Suedisë në vend, Jonas Westerlund, të jetë shprehur se Kosova duhet ta çojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese draftin e përgatitur nga Bashkimi Europian.

Linja zyrtare e BE-së për momentin është sigurisht që marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit janë ligjërisht të detyrueshme dhe ato duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe AKS-ja duhet të zbatohet sa më shpejt. Dhe hapi tjetër është se Bashkimi Evropian po i rekomandon Qeverisë së Kosovës që draftstatusin e AKS-së t'ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese këtu në Kosovë. Pastaj përsëri, ne kemi komisionerë të rinj që vijnë në Bruksel, ne kemi një ekip të ri në Bruksel, ata duhet të hedhin një vështrim në këtë situatë aktuale dhe të shohin nëse mund të vijnë me ide të reja për të gjetur një zgjidhje.

Modele ka plot. Mendoj se z. Miroslav Lajçak ka përmendur se janë mbi 40 minoritete dhe 40 lloj organizimesh në Evropë, një mund të jetë. Unë kam qenë vetë pjesë e krijimit të një strukture të ngjashme në Kroaci në vitet 1990, nuk mund të krahasosh kurrë një konflikt me një konflikt tjetër, kështu që asgjë nuk është vërtet e ngjashme në këtë kuptim. Por në të kaluarën në Kroaci, në vitet ‘90, unë isha pjesë e krijimit të Këshillit Kombëtar Serb dhe kjo duket se ka funksionuar mjaft mirë në Kroaci, dhe kjo u dakordua edhe nga Beogradi. Ka shumë shembuj në Evropë që mund të kopjohen. Unë nuk mendoj se shembulli i ‘Republika Sërpskas’, është domosdoshmërish qind për qind i saktë, sepse kjo është një situatë tjetër dhe ju keni një popullsi shumë më të vogël të serbëve të Kosovës nëse krahasoheni me serbët që jetojnë në Bosnje

ka thënë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.