12 mijë trupa koreanoveriore drejt Ukrainës

Postuar në 18 Tetor, 2024 12:54

Në një mënyrë app në një tjetër, lufta në Ukrainë u bë luftë globale. Përtej ballafaqimit të tërthortë mes Rusisë dhe Perëndimit, së fundmi raportohet se drejt frontit janë nisur 12 mijë trupa koreanoveriore që do rreshtohen në krah të Rusisë. 

Lajmi është shpërndarë nga shërbimet sekrete koreanojugore ndërkohë që një ditë më parë presidenti rus Putin foli për traktatin e mbrojtjes reciproke me Korenë e Veriut, çka përbën një zhvillin thelbësor për Azinë.

Lidhur me trupat e Phenianit, raportohet se atyre u është dhënë veshja dhe armatimi rus dhe po qëndrojnë në Vladivostok, Ussuriysk, Khabarovsk dhe Blagoveshchensk, ku do të stërviten. 

Duket se me këtë lëvizje Rusia ka zgjidhur stresin e trupave duke i ofruar Phenianit në këmbim mbrojtje strategjike dhe me gjasë përvojën në luftim që u mungon shumë ushtrive.

Mbetet e vështirë të parashikohet se çfarë mund të bëjë tashmë Kievi që ka para një dimër kritik. 

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Kievi ka "Planin e Fitores" qe Ali komiku ukrainas ja prezantoi popullit ne oren e informacionit politik! Ka edhe gjithe vendet perendimore qe shikojne hapat qe kane hedhur deri tani dhe kane filluar me ze te ndrojtur ti thone ketij ushtarit Zhvejk "ne po benim shaka, fajin e ke ti qe na more seriozisht". Dhe tek e fundit, po nuk i mjaftuan keto, ka gjithnje Ason nen menge, Edi Ramen, kete vigan te koordimit te fjales me shikimin e perçunduar dhe atleteve me brekushet, qe e telendis me hartime te realizmit socialist Putinin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.