Republika Çeke bllokoi deklaratën e përbashkët të BE-së për ndërhyrjen izraelite në Liban

Postuar në 02 Tetor, 2024 18:28

Republika Çeke ka bllokuar një deklararë të përbashkët të BE-së përmes së cilës bëhej thirrje për ndalim të menjëhershëm të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut si dhe dënohej numri i civilëve të vrarë.

Ne mund të mbështesim tekstin me dy propozim për amendim që janë propozuar, por vendeve t tjera nuk i duan. Së pari ne mbrojtëm idenë se duhet shtuar në teskt nevoja që Hezbollah të tërhiqet nga kufiri izraelit. Së dyti, teksti ishte shumë kufizues kur vjen pun ate e drejta e Izraelit për të mbrojtur veten

citohet një zëdhënës i qeverisë çeke.

Për shkak të këtij bllokimi, kreu i politikës së jashtme të BE-së, Borrell lëshoi një deklaratë të vetën siç edhe ka bërë në raste të tjera mosdakordësie.

Çekia, Hungaria dhe Austria cilësohen si mbështetëset kryesore të Izraelit në BE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.