Nisin përgatitjet për evakuim nga Libani

Postuar në 27 Shtator, 2024 18:31

Mediat raportojnë se vendet perëndimore janë duke u përgatitur për evakuimin e shtetasve të tyre nga Libani. Qiprua dhe Turqia parashikohen të jenë vendi pritës për dhjetëra mijëra njerëz, nisur nga përvoja e të dy vendeve me situata të tilla.

Në një intervistë për “Reuters”, presienti qipriot Nikos Christodoulides ka deklaruar se ka aktualisht kërkesa nga disa vende, edhe jashtë BE-së dhe ka shtuar se vendi i tij është i gatshëm ta luajë një rol të tillë.

Situata ka përshkallëzuar me deklarimet e Izraelit për një sulm ndaj Libanit në kuadër të konfliktit me Hezbollahun. Vetëm Franca ka 20 000 qytetarë në Liban dhe 1000 trupa ushtarake.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.