BE, 118 miliardë euro për Ukrainën që nga nisja e konfliktit
Ndihma për Ukrainën nga Bashkimi Evropian që nga fillimi i konfliktit ka arritur në një total prej 118 miliardë eurosh, duke përfshirë 43.5 miliardë euro mbështetje ushtarake.
Shifra u bë publike nga nënpresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian (KE) Valdis Dombrovskis.
"Deri tani, ndihma e përgjithshme për Ukrainën dhe popullin e saj nga BE-ja dhe Shtetet Anëtare të saj arrin në rreth 118 miliardë euro. BE-ja dhe Shtetet Anëtare të saj deri më tani kanë mobilizuar rreth 43.5 miliardë euro në mbështetje ushtarake [për Kievin] , nga të cilat 6.1 miliardë euro vijnë nga Fondi Evropian i Paqes”, thuhet në deklaratën e tij të publikuar në faqen e internetit të KE-së.
Për më tepër, pothuajse 14 miliardë euro u mobilizuan nën Paketën e BE-së për Ukrainën, 25.2 miliardë euro në asistencë makro-financiare të BE-së, "për të mbajtur në këmbë shtetin ukrainas dhe për të lehtësuar reformat", 17 miliardë euro u vunë në dispozicion të Shteteve Anëtare të BE-së "në kontekst të mbështetjes së atyre që ikin nga lufta", si dhe 12.2 miliardë euro grante, kredi dhe garanci të dhëna nga shtetet anëtare të BE-së.
Comments
Mos te harrojme se kjo eshte
Mos te harrojme se kjo eshte vetem pjesa evropiane. Ky eshte shkaku qe cmimet ne gjermani e krejt perendimin jane rrit 30-40% per 2 vjet. Dikush mund te pyese, a ia ka vlejt? A mbase keto para nuk ishin hedhur vetem per te zgjatur vuajtjet e atyre te shkreteve?
Add new comment