Macron po lobon për Mario Draghin si pasues të von der Leyen
“Politico” shkruan se presidenti francez, Emmanuel Macron preferon dhe po lobon që vendin e Ursula von der Leyen si kryetar e Komisionit Europian ta marrë ish-kryeministri italian, Mario Draghi. Një lloj konfirmi ka dhënë deputeti i partisë së Macron, Pascal Canfin që ka deklaruar drejtpërdrjet se:
Franca dhe kushdo në ekosistemin presidencial dëshiron që Draghi të luajë një rol
Sipas medias në fjalë preferenca e Parisit për Draghin buron nga qasja në politikat fiskale brenda bllokut që reflektojnë edhe një pozitë strategjike të Francës: gjetja e parave për investime të mëdha publike që do të jepnin paritet BE-së me SHBA dhe Kinën. Megjithatë për të mbërritur këtu, Parisit do t’i duhet të bëjë marrëveshje me Gjermaninë, ndërkohë që një skenar rezervë dhe efektiv është fuqizimi i rolit të një zv.kryetari të KE-së për të çuar përpara agjendën e Parisit që synon pikërisht fuqizimin e bllokut si qendër gjeopolitike.
Add new comment