Si gjithmonë këto 100 vjet, Europa u thotë "pak më vonë" shqiptarëve
Opozita në Kosovë është lëshuar për ta quajtur mosvotimin e sotshëm të Komitetit të Ministrave të Jashtëm të KiE si dështim të qeverisë Kurti. Ka dalë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, të cilit i kanë thënë të thotë se Kosova humbi një mundësi historike. Po si dështoi qeveria e Kurtit për anëtarësimin në KiE, kur ky është një proces që ka kushte publike. Dhe të cilat Kosova i përmbushi? Si mundet të quhet dështim kur një palë ndryshon rregullat e lojës edhe pasi vetë ka miratuar se ti ke përmbushur kushtet e kërkuara?
Ka mandej nga ata që thonë se Kosova e tanishme ka bërë hapa pas në diplomaci. Po si dhe për çfarë? Ja nuk ka asnjë njohje të re, kur ne e dimë shumë mirë se njohjet që mori Kosova më herët nuk janë meritë e Enver Hoxhajt, Anton Berishës, apo të tjerëve. Janë product i fuqisë amerikane. Siç ishte edhe njohja nga Izraeli që u bë se ashtu iu mbush mendja dikut Donald Trump.
Sot që flasim, as SHBA, as BE, as Serbia nuk janë ato që kanë qenë. Serbia ka tjetër rol, fuqitë perëndimore janë futur në një krizë të madhe autoriteti ndërkombëtar aq sa edhe për plagosjen e 19 ushtarëve të KFOR-it në Leposaviç, nuk akuzuan shkaktarët, por faktorët që sipas tyre çuan shkaktarët në akte të tilla.
Shfaqja e Asocacionit si kusht i ri nuk ka lidhje me Kosovën dhe detyrimet e saj në procesin e anëtarësimit në KiE, por është shenjë e krizës së Perëndimit. Që ka luajtur gjatë me këto gjëra. Ne kujtojmë se një ndër ata që sot pëllet sa ka në kokë se qeveria po dështon, nënshkroi në vitin 2015 kufirin me Malin e Zi, duke lëshuar 8 000 ha në këmbim të premtimit për liberalizim vizash që u bë vetëm këtë vit.
Si mundet të pranohet kjo pa ndalim? Si mundet të quhet dështim teka e njërit apo e tjetrit. Janë po këta që kanë nënshkruar Asocacionin në vitin 2013 dhe sot e quajnë draftin për Asocacionin dhënie Autonomie. Ndoshta Albin Kurti duhet hequr sa më parë nga karrigia, por jo se dështoi në politikën e jashtme, ku e akuzojnë ca analistë në Tiranë dhe një opozitë në Kosovë, me përfaqësues, një pjesë e të cilëve nuk ka as artikulim të qartë shqip.
Comments
Shqiptareve patriote i thote
Shqiptareve patriote i thote "pak me vone". Vetem ndonje tradhetari si Edi Rama i thote :peqe
Edi Rama eshte vetem Edi Rama
Edi Rama eshte vetem Edi Rama. Gagarel per lodren e vet. Mire keq, tjeter pune.
Tani, e zeme se Kurti eshte me i ndyri, do futur ne burg. Madje gjykates te jete Buzhala me Batonin. Ceshtja eshte se per ne KiE ka proces dhe kritere. Nuk shpiken rruges. Dhe meqe jemi ketu, shtetformimi i Shqiperise mund te shkruhet edhe si histori e cinizmit europian. Te mos bejme sikur nuk e dime.
Nuk e njohu Europa pushtimin e 1939 dhe edhe me pas u diskutua hyrja ne OKB. E njejta histori perhere.
Sigurisht, Kosova eshte debitore e perjetshme ndaj atyre qe e bene. Kjo nuk mund te harrohet. Por edhe tallje keshtu, nuk quhet politike. Edhe sikur Kurti te kete 100% faj. Macron eshte aq.karagjoz - shume me teper edhe se Edi Rama - sa paralajmeroi edhe per vizat Kosoven. Cfare politike eshte kjo?
Add new comment