Është apo luan? Problemi në fakt është që i shkon

Postuar në 19 Prill, 2024 20:22

Ilir Meta është çmendur.

E dëgjon përherë e më shpesh këtë fjali për ish-presidentin që pas shfaqjeve në paralele, shtangë dhe stërvitje, ka nisur e bërtet pa arsye, ndërkohë që po u dhuron atyre që kanë stomak të shohin sesi ai e përballon sherrin me gruan e vet, Monika Kryemadhi. Një shfaqje që nuk gjen arsye publike dhe as shpjegohet dot mirë.

Pse po zihet Iliri me Monikën? Kush e di. Ndoshta edhe për statutin e partisë.  Ka që thonë se kjo është lojë. E kështu me radhë, ditët ikin e ne po mësohemi që ish-presidenti mund të jetë çyryk. Mirëpo nuk është ky problemi kryesor. 
Problemi është se një i çmendur nuk e anormalizon skenën politike.

Në një vend normal, xhanëm edhe në Shqipërinë e para disa viteve, një lojë apo ngjarje e tillë nuk do të ishte e mundur. Sepse do të ishte e papranueshme për kufirin e skandalit publik. Sot asgjë nuk ndodh në planin politik. Degradimi mendor dhe publik i Ilir Metës, i shtirur apo i vërtetë qoftë, e shumta argëton njerëzinë dhe si shërbim etik do të rendisnim se ai po konkuron një shfaqje të pështirë si Big Brother. 

Nga ana tjetër, nuk mund të kalojë pa e menduar se z. Meta i shkon shumë, ose më saktë i ngjit marrëzia në maifestimet e veta klinike. Nuk ka asnjë stonaturë në Ilir Metën e rrëshkitur; është po ai, i shfaqur nën presionin autoimunitar të mimikave të reja për kërcënime që i kemi parë edhe më parë. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.