“Shumë fjalë, asnjë vepër”

Postuar në 18 Prill, 2024 16:40

Kandidati kryesor i socialdemokratëve francezë, Raphaël Glucksmann, kritikon nivelin e pamjaftueshëm të mbështetjes evropiane për Ukrainën, duke akuzuar liderët, mes të cilëve edhe presidentin Emmanuel Macron, për "kënaqësi në të folur, por dobësi në veprime".

"Ne ende nuk kemi rregulluar linjat tona të prodhimit, ne ende nuk kemi bërë atë që duhej bërë", tha Glucksmann për POLITICO.

I pyetur në lidhje me rrezikun e një disfate të afërt ukrainase, Glucksmann fajësoi Evropën Perëndimore, e cila sipas tij "nuk ka qenë në nivelin e detyrës" pas fillimit të sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.

Glucksmann, anëtar i grupit social demokratë në Parlamentin Evropian, tha se Franca dërgon "vetëm 3 000 predha në muaj" në Ukrainë, ndërsa Rusia qëllon "20 000 predha në ditë".

Ai akuzoi Macron se kishte "neglizhuar Varshavën dhe Vilniusin" në favor të "Pekinit dhe Moskës", duke akuzuar presidentin francez se është pjesë e "një tradite të vjetër të elitave franceze që ndihen të vetëkënaqur kur kanë një marrëdhënie të veçantë" me regjimin kinez dhe atë rus.

Glucksmann përfaqëson partinë e tij Place Publique dhe mbështetet nga Partia Socialiste Franceze. Ai po udhëheq fushatën e tij të dytë zgjedhore në BE. Megjithëse në zgjedhjet europiane të vitit 2019, ai mori pak më shumë se gjashtë për qind të votave, që atëherë ai ka fituar mbështetje për çështjet e të drejtave të njeriut dhe qëndrimin e tij të ashpër ndaj Ukrainës.

Një sondazh i fundit tregon se Glucksmann merr 14 për qind të votave të parashikuara – vetëm dy pikë prapa listës pro Macron.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.