Zgjerohet ndërhyrja e SHBA në Lindjen e Mesme, në shënjestër rebelët Houthi
Shtetet e Bashkuara kryen sulme ndaj rebelëve Houthi në Jemen për të dytën ditë radhazi. Sulmi e përfshin më tej administratën Biden në luftë në Lindjen e Mesme, gjë që ka ndarë më dysh opinionin në Uashington.
SHBA, së bashku me katër vende të tjera, goditën gati 30 pozicione të Houthi pasi grupi militant i mbështetur nga Irani përshkallëzoi sulmet e tij ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.
Sulmet e autorizuara nga presidenti Joe Biden kanë për qëllim t'i neutralizojnë rebelët Houthi, të kthyer në pengesë për tregtinë globale, bënë të ditur zyrtarët amerikanë, të cituar nga Politico.
Sulmet u kryen nga USS Carney duke përdorur raketa Tomahaëk Land Attack, bëri të ditur Komanda Qendrore e SHBA.
Sulmet ishin të ndara nga sulmet e mëparshme të kryera nën Operacionin Prosperity Guardian, një koalicion mbrojtës i mbi 20 vendeve që operojnë në Detin e Kuq, ngushticën Bab al-Mandeb dhe Gjirin e Adenit, thuhet në deklaratë.
Vendimi për sulmin do të nxisë kritikët e administratës Biden, të cilët argumentojnë se SHBA duhet të përdorë më shumë forcë ndaj rebelëve Houthi për të dërguar një mesazh, por do të zemërojë demokratët e Kongresit dhe republikanët, të cilët besojnë se presidenti kërkoi miratimin e tyre përpara se të ndezë dritën jeshile për operacionin.
Biden e njoftoi zyrtarisht Kongresin për sulmet ajrore dhe raketore, duke shkruar në një letër se ato "u morën për të penguar dhe degraduar kapacitetin e Houthi-ve për të kryer sulme të ardhshme".
Add new comment