Kultura e një Lumi - VJOSA

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 18:26

Nëse ka një kulturë të përbashkët që depërton kufijtë shtetërorë në Ballkanin e Jugut, kjo është ajo e Vjosës. Një lum me ngarkesë mitologjike, historike, monumentale dhe etnologjike. Grekë, vllehë, shqiptarë, myslimanë e kristianë, helenë, romakë, e kryqtarë, janë aty të shenjuar në rrënojat anëlumore të një vije që ka përjetësuar një marrëdhënie kaq të larmishme dhe kaq unike.

I parë përgjithësisht në optikën e një lumi rajonal, brenda Shqipërisë së Jugut, identifikues i Toskërisë, Vjosa është padyshim shumë më tepër. Është një horizont i një historie që vazhdon.

Preket ky aspekt përgjithësues në një material të MCN TV, që shëtit me kamerën e vet në Greqinë e Veriu dhe Shqipërinë e Poshte deri në derdhjen e saj në Adriatik.

Historia e ka bërë të vetën: ajo ka ngritur një anë për të braktisur të tjera, me trillet e një lumi që ka ndryshuar rrjedhën dhe ka trazuar komunitetet. Por duke mbetur sërish aty, një aortë e pazëvendësueshme në muret e së cilës dallohet e gjithë koha njerëzore e asaj zone: ende e paatrofizuar, ndonëse sot në perëndimin e vet. Megjithatë Vjosa është Vjosa. Është imagjinata dhe destinacion për një kategori që e ka përjetuar atë si diçka më shumë sesa gjeografi. Siç thonë në Egjipt: Lumi im, është dinjiteti im.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.