kultura e nje lumi
Kultura e një Lumi - VJOSA
Nëse ka një kulturë të përbashkët që depërton kufijtë shtetërorë në Ballkanin e Jugut, kjo është ajo e Vjosës. Një lum me ngarkesë mitologjike, historike, monumentale dhe etnologjike. Grekë, vllehë, shqiptarë, myslimanë e kristianë, helenë, romakë, e kryqtarë, janë aty të shenjuar në rrënojat anëlumore të një vije që ka përjetësuar një marrëdhënie kaq të larmishme dhe kaq unike.
I parë përgjithësisht në optikën e një lumi rajonal, brenda Shqipërisë së Jugut, identifikues i Toskërisë, Vjosa është padyshim shumë më tepër. Është një horizont i një historie që vazhdon.