Beogradi në kurs përplasjeje me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve

Postuar në 22 Dhjetor, 2023 17:09

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka akuzuar vëzhguesit europianë se me deklarimet e tyre për parregullsi në zgjedhjet e fundit parlamentare po destabilizojnë vendin. Në një intervistë për Tv Pink, Brnabiç u shpreh se vëzhguesit Stefan Schennah dhe Andreas Schieder kanë gënjyer dhe se deklarimet e tyre po destabilizojnë vendin.

Ata ishin vëzhgues që drejtonin misionin e vëzhgimit të PE-së dhe KiE-së. Ajo çfarë ata bënë më pas, shfaqja e tyre në media, shkon kundër kodit të etikës së vëzhguesve ndërkombëtarë

citohet Brnabiç.

Sipas saj të dy zyrtarët kanë qenë në qendra votimi dhe mandej vendosën të shfaqen në mediat opozitare për të deklaruar se kishin parë votues fantazmë dhe se kishin dëgjuar se në Beograd ishin sjellë për të votuar 50 000 njerëz. Brnabiç ka ballafaquar qëndrimet e tyre me ato të përfaqësuesit tjetër, raporterit Vladimir Bliçik, duke nënvizuar se sulmet ndaj këtij të fundit shpjegohen pikërisht me axhendën e destabilizimit.

Akuzave të saj iu është përgjigjur vëzhguesi Scheider që i ka quajtur ato qesharake. Paralel me këto përplasje, opozita serbe ka bërë thirrje për ripërsëritjen e zgjedhjeve të paktën në Beograd. Zërit të saj i janë bashkuar edhe organizata të shoqërisë civile. Mirëpo situata ka marrë disa nota pak absurde me njoftimin se presidenti Aleksander Vuçiç, ka bërë të ditur se trupat shtetërore serbe po hartojnë një letër për ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet serbe. Ai ka akuzuar “një vend të rëndësishëm” për ndërhyrje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.