Sanchez sërish kryeministër i Spanjës
Katër muaj krizë politike në Spanjë kanë marrë fund me rizgjedhjen në krye të qeverisë të Pedro Sanchez. 179 parlamentarë kanë mbështetur Sanchez nga 350 vende që ka gjithësej legjislativi spanjoll, mes të cilëve votë pro dhanë edhe shtatë ligjvënës katalanas.
Kundër kanë votuar mbështetësit e Alberto Núñez Feijóo, i qendrës së djathtë që ka marrë 171 vota.
Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga Sanchez pas rezultatit negativ në zgjedhjet parlamentare dhe rajonale. Sanchez vjen në pushtet edhe me vota të separatistëve mes të cilave spikat marrëveshja me ish-presidentin katalanas, Carles Puigdemont që jeton në një ekzil të vetëimponuar na Belgjikë.
Me marrëveshjen, lideri socialist premtoi dhe nisi procedurat e një ligji për amnistinë e njerëzve të përfshirë në lëvizjen për pavarësinë katalanase, çka solli protesta masive.
Add new comment