Zbardhet marrëveshja, 36 000 emigrantë në vit në Shqipëri

Postuar në 06 Nëntor, 2023 20:00

Shqipëria do të presë rreth 36 mijë emigrantë të në vit, pas marrëveshjes së nënshkruar sot me qeverinë italiane. Detaje të marrëveshjes që mediat italiane thonë se është diskutuar për herë të parë në gusht në Vlorë, por që në Shqipëri nuk është përmendur asnjëherë publikisht deri sot, u dhanë fillimisht nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Sipas marrëveshjes, emigrantë të vendeve të treta, të cilët mbërrijnë në brigjet italiane nga Afrika dhe vendet e tjera në konflikt, do të sillen në Shqipëri. Ata do të zbarkojnë fillimisht në portin e Shëngjinit, ku do të kryhet fillimisht identifikimi dhe regjistrimi i tyre. Më pas, ata do të zhvendosen në një qendër të ndërtuar posaçërsishtë në Gjadër.

Nga pranimi në qendrat e pritjes në Shqipëri nuk përfitojnë minorenët, gratë shtatzëna dhe personat vulnerabël. Në këto qendra do të strehohen emigrantë që shpëtohen nga anijet italiane, si Marina apo Guardia di Finanza, duke përjashtuar këtu ata emigrantë që asistohen nga OJQ-të. Marrëveshja vjen në një moment kur Italia po përpiqet të luftojë emigracionin e paligjshëm, por ndërkohë ka mosmarrëveshje me Gjermaninë për paktin europian mbi emigrantët. Në konferencën e përbashkët të shtypit me Ramën në Romë, Meloni tha se Italia e ka mbështetur dhe do ta mbështesë pranimin në BE të Shqipërisë, “që edhe duke mos qenë vend anëtar, sillet si i tillë”.

Ndërsa Rama e cilësoi marrëveshjen si një borxh që po i kthejmë Italisë për pritjen e mijëra shqiptarëve në vitet ’90.

Comments

Submitted by @ (not verified) on

Ne artikullin e linkuar shkruhet se modeli i qendres se pritjes ne Gjader do te jete ai i CPR (Centri Permanenza per i Rimpatri) te cilat jane kritikuar shume ne mediat italiane per trajtimin cnjerezor te emigranteve. Me sa duket ne Shqiperi nuk do ta kene kete problem se garanton Shalegjati. Hyn neper ca teleashe ky qe as nuk ia ka idene pasojave afatgjata ne politiken e jashtme.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ore miq a i njifni numrat apo ia fusni kot. 3600 ne titull, 36 mije ne tekst???? Ua thashe nje here dhe nuk e cate menderen. Ju dija me serioze....

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Falemnderit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.