Asnjë akuzë për Serbinë. Sulmi nga një "grup kriminal"

Postuar në 28 Shtator, 2023 12:29

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp sot përmes së cilës ka dhënë mendimet e veta për zhvillimet e fundit në Kosovë. Fjala e tij meriton thuajse aspak vëmendje, sepse është asgjë më shumë sesa vazhda e një ligjërimi që nuk jep më ndonjë të re.

I vetmi fakt publik me vlerë politike është se z. Rama e cilësoi sulmin e fundit si sulm të një grupi kriminal, pa bërë asnjë lidhje direkte me Serbinë zyrtare. Mandej ai kërkoi nga BE që të dënojë sulmin dhe se sipas tij hetimet nuk mund të provojnë ndonjë gjë të re, veçse sulmin e bëri një grup i armatosur serbësh.

Në fakt dhe në të vërtetë, sulmin e organizoi, sponsorizoi dhe vuri në veprim Beogradi zyrtar që nëse sheh arsenalin e kapur ishte përgatitur për një skenar të gjerë destabilizimi, por që i mbeti në dorë sepse vrasja e policit të Kosovës përshpejtoi konfrontimin që duhet të vinte si pasojë e inksenimit të barrikadimit dhe tensioneve të zakonshme.

Për këtë arsye, qëndrimi i Shqipërisë dhe i z. Rama personalisht nuk ka më asnjë vlerë, veç asaj satatistikore.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E beri lidhjen direkte ai. Me flamurin gjysem shtize ata i bene heronj dhe pranuan fajesine. Kete thote Rama. Pae i duhet tw fantazoje kur mind te flase me fakte. Ai ka pergjegjesi per cfare flet si perfaesues ligjor i Shqiperise.
Te tjeret mund te bejne hartime,atij nuk i lejohet.
Qe sju shkon per shtat patriotiMi i Rames sepse preferoni nazionalizmin e Kurtit, pune per ju.

Submitted by redaksia on

Ku eshte nacionalizmi i Kurtit? Se ketu flitet qesim. Kurti vete ka levizur shume nga afo qe thoshte ne opozite. Por pse mendojme se per.situaten e tanishne ka te drejte, nuk do te thote se jemi pasues te partise se tij. Po keshtu do gjykoje ti se politiken e ke mesuar nga Tirana, qe di vetem "po", "jo" e ndonje lek menjane. 

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ju te redaksise akoma mundoheni t'i jepni xhevap Nonit? Irracionalizmi i Nonit eshte bere proverbial, po t'i shtosh edhe fanatizmin ndaj Rames.... Per mendimin tim injoroheni fare. Eshte me e suksesshme me irracionalet. Sa me shume te involvohesh me ta aq me shume fillon e luan ne fushen e tyre. Atje ata te mundin me eksperience. Po, nejse, ju si te doni Neqoftese e quani qe edhe Noni do pergjigje, jepjani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.