Anëtari i Komitetit Disiplinor të Dhomës së Avokatisë: Ti je gjallë, je shumë mirë!
Në një të ashtuquajtur debat në studion e Euroneës, avokati Saimir Visha ka replikuar me një prej viktimave të anëtarëve të fisit Rraja. Bëhet fjalë për dhunën që bëri xhiron e mediave teksa hunjtë binin mbi kokën e dy njerëzve që edhe po filmoheshin kur shembeshin në të rrahur. Çështja ka ridalë në krye të diskutimeve pasi prokuroria ka ndryshuar akuzën duke e çuar nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim” në “plagosje e lehtë me dashje”.
Pas reagimeve të shumta sot media të ndryshme raportonin se Prokuroria ka vendosur të bëjë ri-ekspertim mjekësor për të parë se për çfarë bëhet fjalë. Në debatin në fjalë avokati Visha i drejtohet njërit prej personave në lidhje se ai është gjallë dhe se po të donin e kishin vrarë. Nuk është vetëm kjo, është edhe mënyra sesi avokati që është person me përvojë edhe në diskutime televizive, i drejtohet personit në fjalë.
Është një fjalor dhe një organizim fjalish me një ton dhe argumentim që nuk kanë lidhje me një avokat. Duke ngritur madje dyshime për pretendimet e personit që në fakt është një ndër viktimat e dhunës së fisiti Rraja. Nëse është ashtu siç thotë Saimir Visha, atëherë Rrahman Rraja e la kot dhe në mënyrë naive mandatin e deputetëve, duke deklaruar se ndihej i turpëruar.
Tani është e udhës që Dhoma Kombëtare e Avokatisë të bëjë një deklarim mbi këtë mënyrë komunikimi, pasi në faqen e saj rezulton se ka edhe një Kod Etike mbi të cilin rregullohet edhe marrëdhënia publike e avokatëve. Më ironikja, Visha rezulton të jetë anëtar i Komitetit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Shqipëria e 2023-it vijon të habisë pandalur. Më poshtë video e dhunës që ka qenë një gërvishtje sigurisht:
s.zaimi
Add new comment