Schallenberg: BE-së i duhet një qasje e re për zgjerimin

Postuar në 02 Shtator, 2023 11:16

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, thotë se BE-së i duhet një qasje e re për zgjerimin. Në një intervistë për Politico.eu, ai thotë se se ka një nevojë gjeopolitike për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe Moldavi.

A jemi ne të aftë, si Bashkimi Evropian, të eksportojmë stabilitet, apo duam rrezikun e importimit të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë? Dhe nuk po flas vetëm për Ukrainën dhe Moldavinë. Vjena është në qendër të këtij kontinenti dhe sizmografi ynë gjeopolitik aktivizohet jo vetëm për shkak të Lindjes. Pesëqind kilometra në jug të Vjenës kemi Ballkanin Perëndimor. Rajoni nuk është ai kopshti pas shtëpisë tonë, është oborri i Evropës. Dhe është detyra jonë kryesore ta sigurojmë edhe këtë rajon”, tha ministri.

Kreu i diplomacisë austriake thotë se është koha për pranimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë qartësisht në familjen e BE-së.

Schallenberg kujtoi se njëzet vjet më parë Ballkanit Perëndimor iu premtua në Selanik se do të bëheshin anëtarë të BE-së me të drejta të plota.

Njëzet vjet më vonë, asgjë nuk ka lëvizur. Dhe ne duhet të pranojmë se Rusia mund t'i trazojë gjërat shumë lehtë. Është detyra jonë të qetësojmë dhe stabilizojmë këtë rajon. U kemi premtuar anëtarësim të plotë, por nuk kemi vepruar ashtu siç duhet.

Schallenberg thotë se duhet të bëhet e qartë se zgjerimi nuk është një përpjekje burokratike apo legjislative dhe këtë duhet ta kuptojnë disa kryeqytete evropiane.

Nuk bëhet fjalë për aplikimin e secilës presje dhe paragraf të acquis communitaire. Bëhet fjalë për eksportimin dhe ruajtjen e një modeli të caktuar jetese. Të demokracive të lira, të hapura dhe perëndimore”, tha Schallenberg.

Sipas ministrit të Jashtëm austriak, edhe BE-ja duhet ta lërë në të kaluarën mendimin binar – ose nuk je anëtar ose je anëtar me të drejta të plota.

Schallenberg ka krijuar grupin e quajtur “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Ajo që unë dua të parandaloj është të shkojmë në një situatë ku Ukraina hyn në korsinë e shpejtë dhe vendet e tjera në linjën e shërbimit. Kjo do të ishte, gjeostrategjikisht, një fatkeqësi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, si Bashkimi Evropian, që të mos krijojmë këtë përshtypje në Ballkanin Perëndimor”, tha ministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.