Gallatë strategjike: Beleri qorton Kryeministrin nga Burgu!
Shumëkush e lexoi dje reagimin e Fredi Belerit nga burgu. Kryetari i zgjedhur i Himarës, analfabeti siç e quajti kryemimistri Rama në fushatë, tallte këtë të fundit duke e qortuar se ndonëse e ka kuptuar gabimin që bëri në Himarë, sërish ka ende për të bërë.
Tani, dikush që është në burg për shkak të dikujt që e quan më keq se Erdogani për demokracinë, i leverdis ta mbajë gojën mbyllur. Mirëpo dikush e ka udhëzuar z. Beleri që ta tallë e poshtërojë me qortime kryeministrin e Shqipërisë që e pati uverturën për këtë me gazetën “Kathimerini” gjatë së cilës njoftoi autoritetet greke dhe opinionin atje se po përgatitet një opinion ligjor që mund ta rregullojë këtë çështje.
Meqenëse intervista u luajt me lëshime marketimi në favor të z. Rama që u shfaq aty si aktor i një modeli të ti komunikimi, festa e kësaj hileje meskine u prish me shqipen qortore të Belerit që i ka kujtuar zotërisë se “thiatrot dhe thiatrinat” t’i mbajë për kongresin e partisë së vet.
Ka një fjalë në disa zona të jugut për ata që nuk dine ça duan e futen me kokë në çdo gjë, pa vrarë mendjen: Torobello. Nuk dihet nëse ky term aplikohet në këtë rast, por dueli Rama – Beleri po bëhet interesant edhe në kontekstin sesi “fshatari analfabet i Himarës” po tall tajaren nga burgu me “djalin e Halimesë që lan duart tri herë në ditë”.(edhe pse duart e z. Rama janë të famshme për artin e veçantë dekorativ të thonjve).
E gjitha një situatë absurde, që edhe brenda qëllimeve politike e ekonomike mund të menaxhohej ndryshe. Të imagjinojmë se çfarë mund të ndodhë në një rast kur dikush nuk ka mbështetje si Beleri! Kjo është Shqipëria demokratike, e rrezikshme jo thjesht për arbitraritetin, por edhe për amatorizmin në qepjen e akuzave ndaj tjetrit. Ku janë votat e blera të Belerit?!
s.zaimi
Comments
Ca ishte gjithe ky yrysh?
Ca ishte gjithe ky yrysh? Cfare ndryshoi?
Asgje. Thjesht ju salaxhinjte po interpretoni sipas qejfit fjalet e kryeministrit.
Gjithcka qe ka thene eshte: Zonja e pare e Shkodres ndenji tre vjet plus ne bashki. E njejta gje do ndodhe me Gjergji Goron. Drejtesia po beje punen e vet.
Sigurisht edhe ju po beni punen tuaj. Po shkruani serine e radhes se telenoveles: "Kur dreqin do e marrim pushtetin".
Jeni vertet te deshperuar.
Asgje nuk ndryshoi. Po tallin
Asgje nuk ndryshoi. Po tallin menderen me te zakonshmin, normale eshte.
Atehere shkoni te gjithe ne
Atehere shkoni te gjithe ne burg tek Beleri dhe tallni sumen me Ramen pasi nuk e beni dot ne liri.
I burgosuri qe tallet
Qe ti thuash dikujt qe eshte ne burg, qe po tallet me ate qe nuk eshte ne burg, thjeshte mendoj se eshte guxim i madh. Eshte njesoj si te thuash njeri ishte perkulur dhe tjetri punonte aty nga mbrapa. Dhe ky i perkuluri tallet duke i thene, iii sa te vockel e paske
Add new comment