Moska kërcënon Britaninë me “përgjigje ushtarake”

Postuar në 12 Maj, 2023 15:02

Gatishmërisë së Britanisë për t’i dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, Rusia i është përgjigjur me kërcënimin e një përgjigjeje ushtarake.

Sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, njoftoi se Ukrainës do t’i jepen raketa "Storm Shadow", për të cilat ka raportime sa kanë arritur tashmë në destinacion, raporton Sky News.

Dhurimi i këtyre sistemeve të armëve i jep Ukrainës shansin më të mirë për të mbrojtur veten kundër brutalitetit të vazhdueshëm të Rusisë, veçanërisht shënjestrimin e qëllimshëm të infrastrukturës civile ukrainase, gjë që është në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ukraina ka të drejtë të jetë në gjendje të mbrohet.

Moska u kundërpërgjigj, duke u shprehur se kjo masë kërkon një "përgjigje adekuate nga ushtria jonë".

Storm Shadow është raketë me rreze të gjatë, e lëshuar nga ajri, e zhvilluar nga British Aerospace dhe një kompani franceze. Raketa mbart një kokë luftarake konvencionale 450 kg që arrin në një rreze deri në 200 milje (300 km).

Ukraina ka kërkuar prej kohësh raketa me rreze të gjatë veprimi, por SHBA dhe vendet e tjera kanë hezituar, me frikën se sulmet brenda Rusisë mund të çojnë në përshkallëzim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.