Pfizer kërkon 700 milionë euro rimbursim për vaksina që nuk do të prodhohen kurrë  

Postuar në 30 Prill, 2023 13:27

Prej disa muajsh, zyrtarët e Pfizer dhe ata të Komisionit Evropian nuk ia kanë dalë të arrinin një marrëveshje për furnizimin me vaksina anti-COVID-19 në Evropë. Marrëveshja e re raportohet të jetë gati, por me një kleçkë.

Pfizer raportohet të ketë rënë dakord për të zgjatur kontratën e furnizimit nga 2023 deri në 2026, shkruan Financial Times. Duke pasur parasysh rënien e përdorimit të vaksinave, Pfizer ka rënë dakord të reduktojë me 40% furnizimin me doza, por kompania po kërkon të paguhet edhe për dozat që nuk do të prodhohen kurrë.

Propozimi i ri i Pfizer Inc dhe BioNTech për Bashkimin Evropian përfshin një dispozitë, sipas të cilës shtetet anëtare të paguajnë gjysmë çmimi, ose rreth 10 euro (11 dollarë), për secilën prej rreth 70 milionë dozave të anuluara.

Pfizer dhe Komisioni Evropian (KE) e nënshkruan marrëveshjen e madhe për furnizimin e vaksinave në maj 2021. Marrëveshja mbulonte 900 milionë doza për vitet 2022 dhe 2023, me opsionin që KE të porosiste 900 milionë doza të tjera në të ardhmen. Në dhjetor 2021, zyrtarët evropianë ranë dakord të blinin edhe 200 milionë doza të tjera.

Por me lehtësimin e pandemisë, shumë vende evropiane e gjetën veten me doza të papërdorura.

Përmasat e marrëveshjes së vitit 2021 dhe natyra e negociatave që çuan në të u bënë shkak për një hetim të nisur nga Gjykata e Audituesve të Evropës. Në shtator 2022, kjo gjykatë deklaroi se nuk iu vunë në dispozicion dokumentet që kërkoi nga zyrtarët e Komisionit Evropian. Menjëherë pas kësaj, Zyra e Prokurorit Publik të Evropës njoftoi se po hetonte blerjen e vaksinës COVID-19 nga blloku.

Pas amendimit të fundit, disa vende europiane janë të pakënaqura. Bullgaria, Polonia, Lituania dhe Hungaria ishin të parat që shprehën shqetësimin, duke i kërkuar KE-së të "negociojë një marrëveshje të re, më të drejtë."

Verën e kaluar, edhe Polonia tha se nuk do të merrte pjesë në marrëveshjen e Evropës për furnizimin e vaksinave COVID-19. Po ashtu, edhe Austria ka shprehur shqetësim për marrëveshjen.

Comments

Submitted by Aranit (not verified) on

Cili eshte ndryshimi midis atij tipit me origjine shqiptare qe 100 fishoi cmimin e ilaceve te kancerit, dhe shefit me origjine greke te Pfizer qe kerkonka leke per dicka qe dihet qe as paska per tu prodhuar ndonjehere?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.