Erdogan: Turqia do të ndryshojë raportet në fushën e teknologjisë së mbrojtjes në botë

Postuar në 11 Prill, 2023 15:53

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka folur së fundmi për disa zhvillime që sipas tij do të vendosin Turqinë në krye të një ndryshimi rrënjësor në çështjet e sigurisë dhe teknologjisë ushtarake.

Falë TCG Anadolu ne do të bëhemi vendi pioner, një nga të parët në botë për teknologji që ndryshojnë paradigmat, sistemet dhe zgjidhjet përkatëse

është shprehur Erdogan në një fjalim të mbajtur në Komandën e Forcave Detare me rastin e lëshimit në ujë të tri fregatave të reja të cilat “do të lundrojnë në Atdheun Blu”. 

Nga ana tjetër “TCG Anadolu” është një ndër mjetet e para detare të sulmit, me funksione amfibe që ka kapacitet transportues dhe në fuqinë e vte të zjarrit të helikopterëve të rëndë dhe dronnëve që mund të ulen dhe ngrihen në pistën e saj. Po kështu aty dislokohen avionë të lehtë “Hurjet” si dhe tanke dhe mjete amfibe sulmi, duke i dhënë asaj një disponibilitet operacional dhe funksional shumë të lartë.

Nën drejtimin e Erdogan Turqia ka kaluar në kapacitete të prodhimit të brendshëm ushatrak në masën 80%.

Comments

Submitted by Adnan (not verified) on

Ne vitet 2000 Turqia plotesonte vetem 20% te nevojave ushtarake me forcat e veta dhe ishte e varur ne masen 80% nga Importi. Ndersa eksporti sillej diku ne shifrat 250-300 Milion Usd.
Sot, pas 20 viteve, turqia ploteson 80% te nevojave te veta ushtarake dhe niveli eksporteve te mterialeve ushtarake arriti 4.2 Miliard USD.
Eshte krejt e qarte qe Franca nuk deshiron qe ne Afrike te shiten armatime turke e Jo franceze. Po ashtu Gjermania nuk deshiron qe nendeteset tu prodhojne vete turqit ne vend qe te blejne ne Gjermani. As amerikanet nuk e pelqejne TB2, TB3 e kompani, qe zevendesuan MQ9 me cerek cmimi. Jane 28 shtete qe blejne Bayraktar, tashme.
Nga ana tjeter, askush nuk mendon se nese Erdogan humb ne zgjedhje, opozita turke e cila gezon edhe nje fare perkrahje nderkombetare, do te zbuse kurben e rritjes se kapaciteteve prodhuese te armatimeve.
Te njejta do jene normat e rritjes se nivelit ushtarak, pavaresisht veshtiresive ekonomike. Te njejta pretendimet nderkombetare, ne rajon, Afrike, Ballkan apo me gjere. Me shume gjase edhe me i mire do jete bashkepunimi me USA e EU.
Ndryshimi do jete se psh, opozita pas marrjes se pushtetit, mund te varrose S400 ruse, te cilat Erdogan i mori se donte te mbrohej nga avionet e vet, prodhim amerikan. Veprim ky qe mund te sillte ne Turqi automatikisht 6 avionet turk F35S te prodhuar e paguar tashme qe flejne ne hambaret amerikane tash 3 vjet, plus 94 te tjere te porositur.
Po ashtu opozita e re mund te binte dakort me Egjiptin per ndarjen e pushtetit ne Libi, duke i leke komplet me gisht ne goje palen franceze e Italiane. Kjo dakortesi mund te hapte fronte te reja pune per koncesionaret italiane te gazit e naftes ne det. Dihet nevoja e diversifikimit te burimeve te gazit per Evropen.
Djalli ka dale nga shishja. Erdogan eshte kalimtar, fiton ao jo, kjo nuk do ndryshoje asgje pervec se do ndertohen xhami me pak ne 10 vitet e ardhshem dhe populli turk mund te kete ndonje lek me shume ne xhepin e tij

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.