"Politika mizore për imigracionin". Pas statusit në tuiter BBC-ja largon Gary Lineker
Endri Fuga është edhe në Britaninë e Madhe. Jo vetëm në Shqipëri. Kritikat janë të papëlqyeshme edhe në Albionin e famshëm të demokracisë, teksa transmetuesi publik, BBC, është përballur së fundmi me revolta të disa moderatorëve të njohur për shkak të largimit nga pozicioni I ish-futbollistit, Gary Lineker.
Pas një komenti në tuiter, ku Lineker akuzonte qeverinë aktuale për “politika mizore të imigracionit”, drejtuesit i kanë kërkuar Lineker të largohet nga drejtimi i “Ndeshja e ditës”, shou që ai drejton, duke provokuar reagimin e kolegëve. Në statusin e tij Lineker e krahasoi qeverinë aktuale të Sunak me Gjermaninë Naziste, çka solli reagime nga anëtarë të partisë konservative dhe me një vendim të BBC-së që njoftonte se shou do të jepej të shtunën pa praninë e moderatorëve.
Drejtori i BBC-së Tim Daive kërkoi ndjesë për problemet dhe ka deklaruar se po punon shumë që gjërat të rregullohen.
Sukses për mua është ta rikthej Garyn sërish në transmetim
citohet ai, ndërkohë që në një deklaratë të mëparëshme, BBC-ja vlerësonte se qëndrimet e Lineker në rrjetet sociale binin ndesh me udhëzimet e saj.
Add new comment