Raportime mediatike/Plan franko-hungarez për të paralizuar Bosnjen në favor të Serbisë dhe Kroacisë
Një analist i zhvillimeve politike nga Bosnje-Hercegovina, Jasmin Mujanović, ka paralajmëruar së fundmi se Zagrebi dhe Beogradi, bashkë me dy vende, anëtare të NATO-s, Hungaria dhe Franca po përgatisin një skenar fatal për shtetin ballkanas.
Duke referuar “burime perëndimore”, Mujanović, pretendon se Kroacia ka nisur të lobojë që të jetë pjesë e misionit europian në Bosnje, EUFORBIH, ndërkohë që kreu i Republikës Srpska, Dodik po lobon që nëse misioni EUFOR do të zgjasë mandatin ai të stacionojë trupa vetëm në territorin boshnjak, jo të pjesës serbe.
Sipas të njëjtit autor, rikthimi i trupave kroate 3 dekada pas Dejtonit e provokon më tej situatën edhe kështu të paparashikueshme.
Në thelb të dyja aktet e pretenduara minojnë kohezionin e një federate në krizë strukturore si shtet, ndërkohë që po ngjan se me lëvizjet e fundit po blihet Serbia duke gërryer një pjesë të sovranitetit boshnjak duke vendosur kroatët në Sarajevë me një mesazh që nuk ndryshon: Bosnja është një farë Ukraine për të dyja shtetet.
Add new comment