Bangladeshi inauguron urën 6.15 km në lumin Padma. 3.87 mld $ financim i brendshëm
Media të ndryshme po i bëjnë jehonë inaugurimit në Bangladesh të urës mbi lumin Padma, e cila ka kushtuar 3.87 miliardë dollarë, 6.15 km e gjattë, projekti më i madh i financuar ndonjëherë nga qeveria e këtij vendi.
Ura është një lloj kryevepre inxhinierike, me penetrim kolonash deri në 122 m për të përballuar tërmetet. Sipas analizave të ndryshme, ura do të kontribuojë me 1.3-25 në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Bangladeshit dhe do të shtojë edhe 1% kur të përfundohet seksioni hekurudhor.
Në vitin 2012, Banka Botërore dhe aktorë të tjerë tërhoqën financimin për spekullime për korrupsion, por kryeministrja Sheikh Hasina, në detyrë që nga viti 2009, vijoi me vetëfinancim, duke sfiduar të gjitha kritikat dhe analizat e ndryshme.
Kryeministrja vlerësohet se ka sjellë Bangladeshin në listën e vendeve me të ardhura mesatare dhe e ka afirmuar atë si fuqi në rritje në Azi.
Ura thuhet se jo vetëm do të japë shtysa ekonomike, por ajo mendohet të ketë ndikim në uljen e varfërisë në zona të tëra të vendit. Po kështu ajo ka ndikime rajonale pasi lidh më shpejt Bangladeshin, Butanin, Indinë dhe Nepalin.
Nga ana tjetër, objekti në fjalë parashikohet të korrigjojë imazhin e vendit, qeveria e të cilit akuzohet për parregullsi në zgjedhjet e 2014-2018 dhe që pritet të hyjë sërish në zgjedhje në vitin 2023. Kryeministrja e ka cilësua urën si shprehje dinjiteti në një ceremoni ku kanë marrë pjesë shumë njerëz. Nuk është raportuar për ngritjen e ndonjë kënge për znj. Hasina.
Add new comment