bangladesh
Raportimi/Britania stërviti për survejim masiv skuadrat e vdekjes të Bangladeshit, nën sanksione nga ShBA
Al Jazeera raporton për një lëvizje që duket se provon se sanksionet janë një mjet të cilat perëndimi i përdor në mënyrë selektive dhe duke bërë përjashtimet që i leverdisin.
Bangladeshi inauguron urën 6.15 km në lumin Padma. 3.87 mld $ financim i brendshëm
Media të ndryshme po i bëjnë jehonë inaugurimit në Bangladesh të urës mbi lumin Padma, e cila ka kushtuar 3.87 miliardë dollarë, 6.15 km e gjattë, projekti më i madh i financuar ndonjëherë nga qeveria e këtij vendi.
600 mijë në lëvizje
600 mijë refugjatë kanë lënë Birmaninë për të hyrë në Bangladesh në arrati nga dhuna e ushtrisë birmaneze. 600 mijë që nga fundi i muajit gusht duke e kthyer zonën e Rohingya në kampin më të madh për refugjatë në të gjithë botën. Situata është përkufizuar nga OKB-ja si kriza akuale e refugjatëve me intensitetin më të lartë.
Sëmundja e rrallë, 4 vjeçari duket si 80 vjeçar
Bajexhid Hosain është vetëm 4 vjeç dhe që në pamje të parë kupton se nuk është një fëmijë normal. Historia e tij tragjike u ngjan filmave fantastiko-shkencorë. Ai vuan nga një sëmundje e rallë që e bën të duket si një 80 vjeçar. Fatkeqësisht për sëmundjen e tij nuk ka asnjë terapi shëruese. Sipas mjekëve, Bajexhid nuk do të jetojë më shumë se 15 vite, për shkak të avancimit të sëmundjes së tij të quajtur Cutis Laxa. Nëna e tij është 18 vjec, ndërsa babai 22 vjeç me banim në një fshat në Bangladesh.
Kandapara, bordelli 200 vjeçar i Bangladeshit
200 vjet bordell. Kandapara është i dyti për nga madhësia në Bangladesh, një vend mysliman që e lejon prostitucionin. Kandapara ndodhet në distriktin e Tangail dhe është rindërtuar me ndihmën e një OJQ-je, pasi u shkatërrua në vitin 2014. Shumë femra që punojnë aty, kanë lindur dhe jetojnë në bordell. Sandra Hoyn sjell disa foto që janë dëshmi e asaj që ndodh në një shtëpi publike ku punojnë edhe vajza 12-14 vjeç, që i përkasin një “madame”. Ka që vijnë aty me dëshirë për të punuar, pasi në Bangladesh një mashkull nuk mund të kryejë marrëdhënie seksuale para martesës.
Njeriu Pemë
Ky 26-vjeçar nga Bangladeshi, quhet Abul Bajandar dhe vuan nga një formë shumë e rrallë e epidermodysplasia verruciformis, ose ndryshe e rritjes ekstreme të lythave. I janë shfaqur 10 vjet më parë dhe siç thotë vetë, në fillim iu dukën të padëmshme për shëndetin. Por në kushtet e tanishme, siç duket nga fotoja, ato e pengojnë të riun që të punojë. Në vitin 2008 ishte një fshtara nga Indonezia ai që vuante nga kjo simpotomë ekstremisht e rrallë, e që i ka ngjtur të riut nga Bangladeshi edhe nofkën “Njeriu Pemë”. Së fundmi ai do të operojë duart për të eliminuar këtë anomali.