Raportimi/Britania stërviti për survejim masiv skuadrat e vdekjes të Bangladeshit, nën sanksione nga ShBA
Al Jazeera raporton për një lëvizje që duket se provon se sanksionet janë një mjet të cilat perëndimi i përdor në mënyrë selektive dhe duke bërë përjashtimet që i leverdisin. Rasti në fjalë lidhet me të ashtuquajturat “skuadra të vdekjes” në Bangladesh, epiteti me të cilin mbiquhen njësitë e Batalionit të Veprimit të Shpejtë, të akuzuara për abuzim me të drejtat e njeriut, që raportohet se kanë udhëtuar në tetor 2022 në Britani për të marrë trajnim mbi survejimin në masë.
Trajnimi është kryer pavarësisht se njësitë janë nën sanksione ng ShBA për abuzim me të drejtat e njeriut përfshirë vrasjet jashtëligjore dhe zhdukje personi. Britania ka prapësuar në vitin 2021 vendimin për përfshirjen në sanksione të njësisë në fjalë pa sqaruar arsyet. Mbetet po ashtu e dyshimtë arsyeja e trajnimit për gjurmim komunikimi, diçka që përligj spekullimet për abuzim me të drejtat e njeriut.
Njësia është krijuar në vitin 2004 dhe deri në vitin 2021, kur u vendos nën sanksione nga ShBA dyshohet se kishte dorë në 600 rrëmbime dhe mbi 600 vrasje jashte ligjore.
Add new comment