Një Shqipëri e urryer
Kush do të kuptojë sesi ka qenë Shqipëria e viteve ’80 në planin propagandistik nuk ka nevojë ta sforcojë imagjinatën: mund të lexojë falas Ilir Yzeirin.
Sot ky njeri – që është edhe pedagog – e bënte për një lek Europën që nuk e kupton strategjinë dhe që këtej ne duhet ta shohim si shprehje dinjiteti nervozizmin e Edi Ramës në Bruksel. Edi është nervozuar se është lider, Edi është nervozuar sepse ka në zemër shqiptarët, Edi u nervozua sepse ka vizion.
Pak a shumë këto thotë Ilir Yzeiri i cili mezi përmbahet të shpallë non grata Europën. Dhe sa herë këtë mllef e kanë të majtët, ai merr konotacionin e një polemike intelektuale. Kur kundërshtitë vijnë nga jashtë gardhit të partisë, ato janë frymëzime antiperëndimore.
Shikoni çfarë shkruan Mero Baze me një stil që të krijon idenë e një redaktimi të Komitetit Qendror:
Në mungesë të këtij ideali, paqëndrueshmëria demokratike, linjat pro ruse dhe pse jo autokracitë, e kanë sot ditë feste
Fjala është për idealin europian që e përëojnë njerëz si këta më sipër që dallohen si të tillë në çdo gjë.
Rama kështu është kampion i polemikës, këta vetëm sa sqarojnë popullin që ai inatin e ka për të mirën e Europës qorre.
Nëse ky është i neveritshëm sepse çdo gjë që prek ë ndot, këta që interpretojnë janë publikisht të pështirë me këtë njëanësinë e qartë që është parim, por jo parimore.
Kjo Europë që sot nëmet për shkak se nuk ia dha që nuk ia dha Edit një fitore, e nxori non grata Berishën, të cilën Shqipëria e Edit dhe këtyre që shkruajnë e ruajnë me fanatizëm se u duhet si alibi.
Në kontekstin e këtij infeksioni verbal që ndot çdo standard moral, si mundet të sigurohet bashkëjetesa? Si mund të lexosh Ilir Yzeirin e të pranosh se kjo është liri opinionale? Kjo është një Shqipëri që mund vetëm të urrehet siç u urrye ajo e viteve ’80.
s.zaimi
Add new comment