ilir yzeiri
Qeveria është e lodhur, opozita në koma vegjetative
Aq rutinë sjell muaji gusht në Shqipëri, sa nganjëherë ngjan sikur dikush e ka rregulluar me dorë rrjedhën e punëve në këtë vend. Gushti është muaji ku zakonisht nuk ndodh asgjë, me përjashtim të ndonjë provokimi me natyrë patriotike folklorike në Himarë apo në ndonjë areal tjetër. Gushti e bën gjithçka më të squllur, më pa jetë. Por korriku dhe gushti i sivjetmë, me të nxehtin më të madh në dhjetë vjetët e fundit, vërtet na kanë bërë të gjithëve gati si të përhumbur.
Të tregohemi të kulturuar! Ta përshëndesim Erjon Veliajn që çoi dosjet në SPAK. Berisha e ka fajin!
Kush po pyeste veten se pse nuk po shkruante për çështjen “Veliaj” - “5D”-Inceneratori, Ilir Yzeiri, mund të marrë frymë lirisht. Z. Yzeiri, një ndër penat objektive dhe kritike të asaj që quhet publicistika post, ka zografisur ca të vërteta drithëruese për të gjithë ne. Mes të tjerave z. Yzeiri ka lënë dorën të shkruajë se:
Një Shqipëri e urryer
Kush do të kuptojë sesi ka qenë Shqipëria e viteve ’80 në planin propagandistik nuk ka nevojë ta sforcojë imagjinatën: mund të lexojë falas Ilir Yzeirin.
Sot ky njeri – që është edhe pedagog – e bënte për një lek Europën që nuk e kupton strategjinë dhe që këtej ne duhet ta shohim si shprehje dinjiteti nervozizmin e Edi Ramës në Bruksel. Edi është nervozuar se është lider, Edi është nervozuar sepse ka në zemër shqiptarët, Edi u nervozua sepse ka vizion.
Ka edhe gazetaria(media) të urtët e vet
Nja dy ditë më parë, analisti Lorenc Vangjeli, paralajmëroi se ka të dhëna se për Berishën apo Bashën ka ardhur një dosje në SPAK. Zoti Vangjeli duhet thënë që ka përherë indicie, njësoj si gazetarë të caktuar të kronikës që kanë indicie për vrasje që do ndodhin dhe nuk ndodhin, për mëngjarashë dhe djathtoshë në qarkullim, përherë e më shumë të entuziazmuar nga mënyra sesi zgjidhin çdo enigmë në këtë vend.
Në SPAK paska ardhur bazmataja. Ne mund të pyesim pa të keq, po pse erdhi tani kjo dosje, kur vetë Berisha ka muaj që e kërkon?