Zelensky: Gati të heqim dorë nga NATO, në këmbim të tërheqjes së Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje përsëri për bisedime të drejtpërdrejta me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke thënë se ai është gati për një kompromis për t'i dhënë fund luftës gati njëmujore që ka shkaktuar një krizë të paprecedentë refugjatësh dhe ka shkatërruar qytetet e mëdha të Ukrainës.
Zelenskyy tha të hënën se statusi i territoreve të kontestuara në lindje të vendit mund të jetë temë për debat dhe se Kievi ishte i gatshëm të hiqte dorë nga ambiciet e tij për NATO-n në këmbim të tërheqjes së forcave ruse.
"Në takimin e parë me presidentin e Rusisë, unë jam gati të ngre këto çështje," tha ai në një intervistë për kanalet televizive ukrainase.
Është një kompromis për të gjithë: për Perëndimin, i cili nuk di çfarë të bëjë me ne në lidhje me NATO-n, për Ukrainën, e cila dëshiron garanci sigurie, dhe për Rusinë, që nuk dëshiron zgjerim të mëtejshëm të NATO-s.
Zelensky thotë se është gati të takohet me Putinin "në çdo format" për të diskutuar përfundimin e luftës, por shton se çdo marrëveshje do të duhet të kalojë përmes një referendumi.
Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe njohu rajonet separatiste të Ukrainës lindore Donetsk dhe Luhansk, disa ditë përpara se të fillonte ndërhyrjen ushtarake më 24 shkurt.
Megjithëse Zelenskyy sinjalizoi se ishte i gatshëm të fliste për statusin e tre zonave, ai ka këmbëngulur me vendosmëri që të treja ishin pjesë e Ukrainës dhe se vendi i tij nuk do të dorëzohej.
Presidenti ukrainas përsëriti edhe njëherë se Ukraina "tashmë e kishte kuptuar" se nuk mund të anëtarësohej në NATO, por shtoi se bashkatdhetarët e tij nuk do të dorzojnë kryeqytetin.
Add new comment