Disa mendime për liderët grekë të pas 2007-ës. Tsakalotos: Na mungon besimi qytetar

Postuar në 26 Shkurt, 2022 12:18
Intervistoi: Maria Katsounaki

 

Ish-ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos, flet në një intervistë të shkurtër për gazetën greke “Kathimerini” për situatën politike në Greqi, problemet e rikthyer me të djathtën dhe jep disa komente interesante, ndonëse shumë të pakta për liderët kryesorë grekë të pas krizës së vitit 2007.

Në “ditarin tuaj politik” ju shkruani se “në kuadër të pandemisë, çdokush prej nesh duhet të rizbulojë identitetin e vet njerëzor”. Çfarë ndikimi ka patur kjo pandemi në nivelin social si dhe politik sipas Jush?

Kur njerëzit më bëjnë pyetje të tilla, sjell në mendje kryeministrin e dikurshëm kinez, Zhou Enlai që i pyetur mbi ndikimin e Revolucionit Francez, përgjigjej: shumë shpejt për ta thënë. Era postpandemike do të jetë e gjatë. Siç e shoh unë, mentalitetet janë ndikuar shumë. Shoh disa efekte pozitive: shëndeti publik shihet tani në dritë të ndryshme nga më parë. Por vërej po ashtu disa efekte negative: një ndjesi kotësie, kjo ideja se ne nuk mund të kontrollojmë gjërat. Ju e dini thënien e lezetshme për ekonomistët, “Një ekonomist është një ekspert që do ta dijë nesër se pse gjërat që ai parashikoi dje nuk ndodhën”. Jam shumë i kujdesshëm të bëj parashikime afatgjata.

Brezi i ri, përfshirë fëmijët e mi duken disi të tendosur dhe në ankth. Mbi çështje të caktuara si lëvizja #MeToo ata janë radikalizuar, kurse për të tjeta ata kanë një ndjesi kotësie dhe frike. Ka një farë paradoksi: përherë e më shumë konservatorizëm që ecën krah për krah me radikalizimin.  Besoj megjithatë se sistemi politik, e majta sikundër e djathta, nuk ia ka dalë të bindë rininë për të mirat e pjesëmarrjes në politikë.

Besoni se sistemi politik ka nxjerrë ndonjë mësim nga pandemia?

Nuk prisja që marrëdhëniet padron- shtet klient të kthehej kaq fuqishëm. Ndonëse siç mund ta imagjinoni nuk jam ndonjë simpatizant i madh i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, besoja se ai do të bënte një dallim në këtë aspekt.

Cilat janë pikat e forta të Mitsotakis në opinionin tuaj?

Është i mirë në zgjedhjen e këshilltarëve. Nuk është pak.

Cila është në opinionin tuaj pika më e fortë e liderit të opozitës Syriza, Alexis Tsipras?

Dy gjëra: së pari, ai ka një karizëm me njerëzit. Vajza ime, kur ishte 14 vjeç tha se kur Tsipras pret njerëz ai është si peshku në ujë, kurse unë si peshku në mjaltë.

Së dyti, aftësitë e tij taktike i mundësojnë atij të ekzaminojë një çështje nga shumë perspektiva të ndryshme.

Po dobësitë e tij?

Janë dy: ai vuan nga një pasiguri e pajustifikueshme. Dhe ai është më keq sesa Mitsotakis në zgjedhjen e ndihmësve të tij. Për të qenë i ndershëm, ai e di këtë edhe vetë.

Do ta kritikoni të majtën për ndonjë gjë?

Ka dështuar në zhvillimin e kuptimit kolektiv rreth mënyrave në të cilat vlerat e pjesëmarrjes, demokracisë dhe solidaritetit mund të zgjerohen në aspekte të ekonomisë reale.

Ka ndonjë model real jete në atë që ju përshkruani?

Vetëm pjesërisht, si p.sh në pjesëmarrjen për buxhetimin në administratën lokale ku qytetarët përfshihen në procesin e vendimmarrjes nëse më shumë para publike duhen shpenzuar në zona si mbledhja e mbeturinave apo hapësirat sportive. Qytetarët supozohet të marrin vendime dhe në të njëjtën kohë të pranojnë pasojat e atyre vendimeve.

E keni parë këtë sistem të funksionojë?

Në qytete të ndryshme në Amerikën Latine, Spanjë dhe Itali – gjithnonë në nivelin e administratës lokale. Ka shumë sipërmarrje të përbashkëta sociale që janë të suksesshme e që operon në këto linja.

Si një ministër, ishit ju të ndikuar nga shkëlqimi i pushtetit?

Jo aq sa të tjerët. Kjo nuk do të thotë se jam një person më i mirë. Por nëse ke frekuentuar një shkollë që u themelua më 1500(St Paul në Londër) dhe më pas Queen’s College në Oxford University, që u themelua më 1341, nuk mund të jesh i pasigurtë. Ti zhvillon një besim qytetar. Nuk dua të dukem arrogant. Krejtësisht e kundërta në fakt. Ishte qëllimi i të majtës që të gjithë njërëzit do të duhet të besimin dhe mjetet për t’u ndjerë ashtu.

Një nga gjërat më të këqija rreth neoliberalizmit nuk është pabarazia; është se mobiliteti social është reduktuar. Shanset që një fëmijë i klasës punëtore të ngjisë shkallën sociale janë shumë më gë vogla sesa në vitet ’60. Vetëm nëse fëmija është shumë i mirë ai përfiton bursë, nëse dallojnë për inteligjencën e tyre. Përndryshe shanset janë të pakta.

Si mundet që ju, një politikan radikal i së majtës, ia dolët të bindeni me politikat e memorandumit?

Nuk mund të bënim ndryshe. Çështja ishte: do shkoni në shtëpi dhe t’ia lini pataten e nxehtë dikujt tjetër? Jo. Vendosa se duhet të ecja përpara.

Në librin tuaj, referencat tuaja për ish-ministrin e Financave, Yanis Varoufakis janë shumë kirtike. Ju përmendni “nevojën e tij absolute për vetë-konfirmim”. E keni parë filmin “Të rritur në dhomë” të Costa-Gavras?

Jo, nuk kam stomak për të. Unë jam portretizuar siç më kanë thënë, si personi që çon gjërat para. Unë kam lexuar padyshim, shumë pjesë të librit. Varoufakis në fakt beson se ai është personi me ide të mëdha, të cilat ai me raste i ka, sepse është një karakter i frymëzuar, por që ndonjëherë nuk i ka. Ai mund ndonjëherë të mendojë në mënyrë jokonvencionale, por ai nuk mendon në terma të partisë. Në dallim prej tij, Tsipras është një model i bashkëpunimit dhe parimeve demokratike.

Përkthimi me shkurtime: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.