Inceneratorët, PD kërkon arrestimin e Damian Gjiknurit
Pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, Partia Demokratike kërkon “koka” të tjera për çështjen e inceneratorëve. Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se arrestimi i Lefter Kokës është një provë për korrupsionin lidhur me këtë aferë. Tabaku thotë se ka prova që implikojnë edhe sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.
Arrestimi i ish-ministrit Koka është një provë për korrupsionin në aferën e inceneratorëve. Por ndonëse një arrestim për t’u përshëndetur ai nuk është i vetëm në këtë akt korruptiv. Nga viti 2018 e deri më tani janë paraqitur prova dhe fakte kompromentuese që nisin që nga ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë e deri tek sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Prova dhe fakte që lidhin edhe Mirel Mërtirin me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.
Add new comment