SHBA zbulon letrat/Vetëm sanksione ndaj ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë

Postuar në 08 Dhjetor, 2021 01:06

Ukraina është sheshi i betejës mes Rusisë dhe SHBA teksa Perëndimi nuk duket të ketë më vendosmërinë e dikurshme për të përparuar strategjikisht drejt Lindjes. Gjatë një takimi virtual prej dy orësh, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin, kanë parashtruar pikëpamjet e tyre duke bërë të qartë interesin e secilit shtet.

Presidenti Biden vuri në dukje shqetësimet e thella të SHBA dhe aleatëve tanë europianë për përshkallëzimin e forcave përqark Ukrainës dhe bëri të qartë se SHBA dhe aleatët e vet do të përgjigjen me sanksione të forta ekonomike dhe masa të tjera në eventualitetin e përshkallëzimit ushtarak

njofton Shtëpia e Bardhë.

Nga ana e vet Kremlini ka përcjellë mesazhin e vet duke bërë të qartë se:

Rusia është seriozisht e interesuar në ruajtjen e garancive të besueshme ligjore që do të përjashtojnë zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s në Lindje dhe dislokimin e armëve offensive në vendet kufitare me Rusinë 

Diskutimet në fjalë konfirmojnë tashmë se skenari i ndërhyrjes ushtarake nga Rusia – e cila ka mbledhur 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën – është real. Dhe se përkundrejt tij, Perëndimi, të paktën SHBA, nuk ka ndërmend të shkojë në konftontim ushtarak. Është sinjali i një kthese që mund të quheët si frenim reciprok mes Rusisë dhe Perëndimit në Europë duke konfirmuar se teza e Biden për rikthim te diplomacia, është tashmë praktikë. Nga ana tjetër, loja me Ukrainën sinjalizon qetësim relative në Bjellorursi, ndërkohë që hap skenarin e rishikimit të kufijve që janë mesa duket të paqëndrueshëm përballë presionit ushtarak.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"...dhe masa të tjera në eventualitetin e përshkallëzimit ushtarak."

Vete ekonomik?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.