Koreja e Veriut u ndalon të rinjve me ligj "kulturën kapitaliste"
Xhinset e ngushta, disa modele flokësh dhe filmat e huaj janë zyrtarisht të ndaluara në Korenë e Veriut. Me anë të një ligji të ri, vendi komunist ka vendosur të neutralizojë kërcënimet që paraqet "mendimi reaksionar".
Kim Jong-un i shkroi një letër Lidhjes së të Rinjve muajin e kaluar, siç raporton “Rodong Sinmun”, të cilës i referohet ANSA. Në letër, ai shprehte synimin për të shtypur "sjelljet e pahijshme, individualiste dhe antisocialiste" midis të rinjve, për të ndaluar gjuhën e huaj, modelet e flokëve dhe rrobat që i cilëson si të rrezikshme dhe helm për shoqërinë koreanoveriore.
Kim ka ndaluar xhinset e ngushta dhe praktika si piercing, që për regjimin komunist janë simbol i "stilit të jetesës kapitaliste". Kim ka thënë se ligji është në funksion të thellimit të punës për të parandaluar që "kultura kapitaliste" të pushtojë vendin.
Add new comment