Bledi Çuçi merr postin e Lleshajt, Ekonomi shkon te Bujqësia
Një javë pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, posti i ministrit të Brendshëm i besohet Bledi Çuçit. Nëpërmjet një postimi në Tuiter, kryeministri Rama njoftoi se do të çojë emrin e Çuçit për dekretim te presidenti Ilir Meta.
Zhvendosja e Çuçit në postin e ministrit të Brendshëm i ka dhënë postin e ministres Milva Ekonomit. Edhe emri i saj pritet të shkojë për dekretim te Meta.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.
Çuçi, ish-ministër i Pushtetit Vendor dhe ish-bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore, merr detyrën e ministrit të Brendshëm katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Add new comment