milva ekonomi
Bledi Çuçi merr postin e Lleshajt, Ekonomi shkon te Bujqësia
Një javë pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, posti i ministrit të Brendshëm i besohet Bledi Çuçit. Nëpërmjet një postimi në Tuiter, kryeministri Rama njoftoi se do të çojë emrin e Çuçit për dekretim te presidenti Ilir Meta.
Zhvendosja e Çuçit në postin e ministrit të Brendshëm i ka dhënë postin e ministres Milva Ekonomit. Edhe emri i saj pritet të shkojë për dekretim te Meta.
Çfarë la pas ish-ministrja e Ekonomisë!
Auditi që KLSH ka bërë në ish-ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit që drejtohej nga Milva Ekonomi ka gjetur shkelje të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare për buxhetin, që nga programimi i biletave të udhëtimit të zyrtarëve mbi fondin e miratuar me ligjin e buxhetit, e deri të pagesat që punonjësit e këtij insitucioni duhet të derdhnin për tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore si anëtarë bordesh në kompanitë publike.
"Edi Rama, burrë që dëgjon me shumë vëmendje. Ai është brandi i Shqipërisë, e ka globin te koka”
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me studentë të Universitett Europian të Tiranës. Ajo ka folur për disa çështje që prekin vendin në planin ekonomik e social, por nuk ka munguar të japë disa konsiderata edhe për kryeministrin Edi Rama. Duke iu përgjigjur pyetjes: “Mendoni se mund t’i ndryshoni ide Kryeministrit Edi Rama, apo ai ka ide fikse dhe nuk ju dëgjon? Përse Edi Rama duhet të mbajë edhe një mandat të dytë si kryeministër”, Ekonomi ndër të tjera tha: