Një njeri i Gardës Revolucionare për President të Iranit

Postuar në 13 Dhjetor, 2020 19:23

Dr. Ardavan Khoshnood, një studies i politikës dhe kriminolog në universitetin e Lund, shkruan në një opinion publikuar në qendrën studimore, “Begin Sadat” se në krye të Iranit me gjasë mund të vijë Hossein Dehgan. Një njeri që vjen nga Garda Revolucionare dhe që në pamje të parë do të kurorëzonte militarizimin e politikës iraniane. Khoshnood i referohet faktit se zgjedhjet presidenciale në Iran mbahen më 18 qershor të vitit 2021 si dhe strukturës tripalëshe të sistemit iraniane.

Krahu juridik drejtohet nga konservatori Ebrahim Raisol-Sadati që besohet se do të bëhet pasuesi i Liderit Suprem. Krahu legjilsativ që drejtohet që nga maji 2020 nga ish-komandanti i Gardës Revolucionare, Gjeneral Brigade Muhammad Bagher Ghalibaf. A është e mundshme që ushtria të dalë sipër krahut ekzekutiv të Iranit në 2021?

shkruan autori që shton se gjenerali Brigade Hossein Dehgan njoftoi zyrtarisht pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme më 24 nëntor të këtij viti me premtimin se do të bashkojë vendin. Irani është i ndarë pra për shkak të një situate që bashkon në vetvete të gjitha dilemat strategjike të tij si vend dhe regjimit që drejton. 

Dehgan vjen nga Lart, pasi është një njeri i afërt i Liderit Suprem, Ali Khamenei, por ka edhe përvojë të gjatë ushatrake dhe administrative dhe formim atipik – diplomë në metalurgji dhe doktoraturë në administrim publik dhe angazhim specifik me Gardën si përgjegjës kryesor në trajnimin Hezbollahut. Ai hyn tek ata njerëz që përfaqësojnë zgjidhjen në një moment të caktuar të jetës politike, duke i dhënë mundësi koninkuturave të ekuilibrohen.

Pak individë kanë qoftë vetëbesimin e Dehgan apo cilësinë e tij të pazakonshme për të qenë i besueshëm si nga të ashtuquajturit reformatorë, ashtu edhe nga ata të linjës së ashpër. Pozicione shumë delikate ku ai është caktuar gjatë administratave të presidentëve reformatorë si Mohammad Khatami dhe Hassan Rouhani dhe atyre të vijës së ashpër si Mahmoud Ahmadinejad janë një tregues i qartë i nivelit të gjerë të besimit ndaj tij

shkruan autori.

Sipas tij ka kundërshti që në krye të Iranit të vijë një ushtarak por është kriza financiare dhe politike ajo që mund të kanalizojë votën drejt tij, edhe pse zgjedhjet që po vijnë kanë kontekstin e tyre të trashëgimisë së Ahmadinejad dhe Rouhanit. Për sa i përket Dehganit, arritja kryesore e tij si ministër i Mbrojtjës gjatë drejtimit të vendit nga Rouhani, është marrëveshja me Kinën për sigurinë kombëtare që i jep mundësinë Teheranit të aksesojë teknologji të reja.

Nëse historia e dhunës është shqetësuese për disa aktorë të huaj, për Teheranit ajo përfaqëson një arritje të një jete

përfundon autori.

Zgjedhjet e ardhshme iraniane janë një moment kyç për vendin dhe rajonin sepse ato janë të parat që zhvillohen pas arritjeve diplomatike të administratës Trump me Jeruzalemin dhe paqësimin relative mes Izraelit dhe botës arabe, duke e vendosur Iranin në pozitat e thuajse të vetmit kundërshtar strategjik të TelAvivit. Është një pozitë që kërkon detyrimisht rishikimin e objektivave dhe shtrimin e rrugës për shekullin e 21-të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.