besa center
Europianët janë tallur gjatë me amerikanët, koha që të shpenzojnë për sigurinë e tyre
Një njeri i Gardës Revolucionare për President të Iranit
Dr. Ardavan Khoshnood, një studies i politikës dhe kriminolog në universitetin e Lund, shkruan në një opinion publikuar në qendrën studimore, “Begin Sadat” se në krye të Iranit me gjasë mund të vijë Hossein Dehgan.
Ujërat e rrezikshme të Mesdheut
Mesdheu mbetet arena ku përplasen axhendat nacionale të Greqisë dhe Turqisë. Edhe nëse Turqia ndërpret kërkimet e saj në jug të ishullit grek të Kastelorizos në një periudhë afatmesme, do të jetë e vështirë për të dy vendet të zhvillojnë mes tyre një dialog produktiv. Ideja evropiane e një samiti shumëpalësh të të gjitha vendeve të Mesdheut Lindor është më premtuese, por ende nuk është konkrete.
Koronavirusi dhe kultura arabe e sekretit
Keqinformimi është një shtyllë e qeverisjes në shumicën e regjimeve arabe. Kushdo që përpiqet të ndjekë ngjarjet e tanishme në botën arabe mund të ngatërrohet duke besuar se familjet mbretërore dhe liderët politikë nuk sëmuren kurrë. Sëmundjet mes zyrtarëve trajtohet si një sekret shetëtror, me gjasë për të shmangur një imazh dobësie që mund të nxisë përpjekje për grushte shteti. Edhe pa këtë shqetësimi, një imazh i fortë dhe i respektuar personal vlerësohet shumë mes liderëve arabë dhe ata përpiqen shumë ta ruajnë atë.
Në kërkim të një marrëveshjeje detare me Izraelin si ajo me Libinë
Turqia e Recep Tayyip Erdogan është duke kërkuar rrugët e një marrëveshjeje detare e Izraelin. Në një opinion publikuar në qendrën studimore izraelite, Besa Center, kolumnisti Burak Bekdil shkruan se memorandumi me Libinë është një model të cilin Ankaraja po synon ta aplikojë edhe me TelAvivin.
Politika e Jashtme e Trump nuk është kaotike
Në fjalën e tij kryesore në Mayflower Hotel në Washington më 27 prill 2016, Trump si kandidat i republikanëve përvijoi qasjen e vet të politikës së jashtme, “Amerika në fillim”. Duke bërë kështu, ai citoi manifestin e vet:
Ndryshe nga kandidatët e tjerë për president, lufta dhe agresioni nuk do të jenë instinkti im i parë. Nuk mund të kesh një politikë të jashtme pa diplomaci. Një superfuqi e kupton se maturia dhe përmbajtja janë shenja të vërteta të fuqisë.