Mjekët pranë PD mohojnë vetë fshehjen e vdekjeve

Postuar në 24 Nëntor, 2020 17:33

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në një takim një grup mjekësh specialistë për të folur rreth situatës së krijuar nga pandemia.

Mjekët pranë PD analizuan disa aspekte të situatës së Covid-19, mes të cilave edhe diagnostikimi i rasteve me Covid-19. Për mjekun Lutfi Lisha, i cili duke iu drejtuar Bashës me “kryetar” e mori fjalën i pari, tamponët mbeten e vetmja metodë diagnostikimi.

Ajo çfarë vlen për momentin sipas meje janë disa pika të rëndësishme. Diagnostikimi i rasteve që për mendimin tim është akoma në vlera të ulëta. Tamponët janë e vetmja metodë diagnostikimi në këtë rast. Teoria që me tamponët nuk kanë pasur sukses shtetet e tjera të fuqishme, për mendimin tim nuk është e saktë. Nëse nuk ka rezultuar efektive përse nuk ndalojnë bërjen e tamponëve shtetet që e kanë si praktikë. Kjo lidhet me të gjithë rrjedhshmërinë e kësaj sëmundjeje. Të vijmë te rimbursimi i medikamenteve. Si do rimbursohen nëse nuk janë me Covid. Diagnoza në këtë rast është vetëm tamponi”, - tha ai.

Duke pranuar tamponin pozitiv si e vetmja metodë diagnostikimi, mjekët në fjalë bien dakord me autoritetet lidhur me kriterin mbi klasifikimin e vdekjeve.

Një ditë më parë, në një debat televiziv, edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se pozitiviteti i tamponit është kriteri për klasifikimin si vdekje nga Covid-19.

Kjo e hedh poshtë pretendimin e ngritur për fshehjen e vdekjeve nga Covid, pasi bazuar në këtë logjikë, shifrat e deklaruara nga Ministria e Shëndetësisë janë të sakta.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.