Raportime në media: Irani planifikoi vrasjen e ambasadores amerikane në Afrikën e Jugut
Shërbimet iraniane janë përpjekur të vrasin ambasadoren e SHBA në Afrikën e Jugut, Lana Marks, në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së kreut të forcave Quds, Qasem Soleimani në fillim të këtij viti në Baghdad.
Media të ndryshme citojnë raporte të shërbimeve amerikane sipas të cilave në organizimin e atentatit presupozohet se është përfshirë edhe ambasada iraniane në Pretoria, ndërkohë që diplomatja është njoftuar për një rrezik të tillë.
Sipas mediave që citojnë burime zyrtare me vrasjen e Marks, Teherani zyrtar ka synuar jo thjesht hakmarrjen, por edhe krijimin e një situate tensioni në SHBA ku do të rritej presioni mbi Trump për të kundërvepruar dhe duke e bërë kështu procesin elektoral të paparashikueshëm.
Është e paqartë pse është zgjedhur Marks, por ngjarjet e pengmarrjes në ambasadën e SHBA në Iran disa dekada më parë përcaktuan deri diku fatin e zgjedhjeve dhe humbjen e Jimmy Carter.
Add new comment