Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Grup i ri negociator për marrëveshjen detare me Greqinë
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shpërndarë sot një deklaratë përmes së cilës i bën thirrje qeverisë shqiptare që të konsiderojë me seriozitet situatën e re të krijuar nga marrëveshjet detare të Greqisë në funksion të mbylljes së kësaj çështjeje nga vendi ynë. Këshilli vlerëson se ka një mungesë transparence nga qeveria shqiptare, ndaj së cilës apelon për qasje krijuese dhe jo mekanike.
…disa ditë më parë, Ministri i Jashtëm grek, Zoti Dendias ka pohuar publikisht se Greqia do të kërkojë rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë, pas anullimit nga Gjykata Kushtetuese më 2010 të Marrëveshjes së nënshkruar me 2009 dhe dështimit të dy tentativave të tjera më 2017/2018.
Me këtë rast, duke marrë shkas nga mungesa e transparencës publike mbi këtë çështje me ndjeshmëri të jashtëzakonshme politike dhe publike, KASH i kërkon qeverisë dhe të diplomacisë sonë për ta vlerësuar drejt e në kohën e duhur këtë moment të ri përcaktues në marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Kjo kërkon gjithashtu të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa të përditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionet më të larta dhe instancat e tjera përkatëse.
Për këtë qëllim, nevojitet të fillojnë sa më shpejt në formatet e duhura konsultimet, shkëmbimi i ideve dhe mendimeve profesionale mbi alternativat paraprake me grupet e ekspertëve, pa paragjykime partiake, politike apo të tjera, në fushat juridike, ekonomike, ushtarake, teknike, të sigurisë, etj.
Mbi atë bazë, mund të bëhet mbi kritere më objektive përzgjedhja dhe krijimi i një ekipi të ri negociator gjithëpërshirës, kompetent dhe i specializuar për këto çështje.
thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Add new comment