Më pranë konfliktit bërthamor se kurrë më parë
Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, zyrtarja kryesore e OKB-së për Çarmatimin, Izumi Nakamitsu, paralajmëron se bota ndodhet më pranë se kurrë një lufte bërthamore. Sipas saj mungesa e dialogut mes shteteve ka provokuar krijimin e një situate jashtëzakonisht të rrezikshme duke vënë gishtin sërish mbi fy fuqitë kryesore nukleare, SHBA dhe Rusia.
Rreziku i përdorimit të armëvë bërthamore, i qëllimshëm apo aksidental, është më i larti që nga ditët më të errëta të Luftës së Ftohtë. Por rreziku më i madh është megjithatë keqllogaritja
shprehet ajo.
Pohimi i fundit është shqetësues për faktin se historikisht është pranuar se edhe një ngjarje madhore si Lufta e Parë Botërore, i atribuohet në një masë të madhe mungesës së komunikimit dhe keqllogaritjes së rrezikut apo veprimeve të palës kundërshtare duke çuar në një reaksion zinixhir vendimesh që sollën përplasjen. Aktualisht kjo po përsëritet sërish dhe shpresa se bota është më e përgjegjshme është thjesht një iluzion.
Pas krizës kubane të raketave më 1962, që e çoi botën në prag të luftës bërthamore, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik vendosën linja special komunikimi. Një faktor shumë i rëndësishëm tani është se ne nuk kemi më të njëjtat kanale dialogu për menaxhimin e rrezikut mes Moskës dhe Uashingtonit, veçanërisht në nivelin operativ. Mungesa e dialogut krijon një situatë shumë të rrezikshme
shprehet ajo.
Faktor rreziku në këtë lojë me zjarrin është edhe fakti se bota nuk është më bipolare dhe këtu në vështrim vijnë fuqi si Kina, India apo edhe vende me rritje të shpejtë si Brazili apo Meksika, ndërkohë që botës sot i mungojnë dokumentet detyruese ligjërisht në këtë drejtim.
Add new comment