lufta berthamore
Studimi i Rutgers University: 5 miliardë të vdekur nga një luftë masive bërthamore
Një studim i Rutgers University parashikon se në eventualitetin e një luftë bërthamore në shkallë masive do të provokonte 5 miliardë të vdekur.
Nuk do të ketë OKB nëse shpërthen lufta bërthamore
Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk do të jetë në gjendje të përgjigje në ndonjë formë të një konflikti potencial bërthamor.
Besoj se nëse do të përdoren armët bërthamore me gjasë nuk do të ketë më OKB të aftë të reagojë më
është shprehur sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antionio Guterres në një deklaratë për media në Tokio.
Më pranë konfliktit bërthamor se kurrë më parë
Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, zyrtarja kryesore e OKB-së për Çarmatimin, Izumi Nakamitsu, paralajmëron se bota ndodhet më pranë se kurrë një lufte bërthamore. Sipas saj mungesa e dialogut mes shteteve ka provokuar krijimin e një situate jashtëzakonisht të rrezikshme duke vënë gishtin sërish mbi fy fuqitë kryesore nukleare, SHBA dhe Rusia.
Rreziku i përdorimit të armëvë bërthamore, i qëllimshëm apo aksidental, është më i larti që nga ditët më të errëta të Luftës së Ftohtë. Por rreziku më i madh është megjithatë keqllogaritja
Lufta Bërthamore, temë në fushatën presidenciale në SHBA. Clinton: “Trump i paparashikueshëm. Po u dha urdhri nuk ka më veto nga askush”
Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton është duke mbajtur një takim elektoral në Ohio. E veçanta e këtij takimi është sulmi i saj ndaj Donald Trump dhe idesë së përhapur gjerësisht se me ardhjen e Clinton në pushtet, bota do të kalojë në konflikt global. Në këtë kuadër, demokratja ka bërë jë “hap cilësor” kur ka cituar ish-presidentin Ronald Reagan, konservatorin “perfekt” për përballjen atomike dhe nevojën e bashkëpunimit me sovjetikët. Më tej, Clinton ka cituara Trump që dikur u shpreh se “unë dua të jem i paparashikueshëm”.