Ku humbi "ndikimi malinj rus"? Dhe një gënjeshtër se Shqipëria e zgjedh politikën e saj të jashtme
Në konferencën për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka patur edhe një pyetje për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Rusisë. Nga ana e vet Lavrov ka vënë në dukje se është pala shqiptare ajo që nuk çon përpara raportet dyplaëshe për shkak të detyrimeve që ka me SHBA dhe NATO-n, ndaj edhe siç tha ai
Rusia e kupton këtë realitet politik
Më tej Lavrov ka shtuar se marrëdhëniet mes të dyja vendeve nuk i pengon asgjë tjetër. Kryeministri Rama, video e të cilit është përkthyer shqip duke e artikuluar emrin e ministrit të Jashtëm rus si Lavror – ka sqaruar menjëherë se Shqipëria nuk detyrohet nga askush të rreshtohet aty ku është por ka zgjedhur ta bëjë një gjë të tillë.
Më tej ai ka zbutur disi tonet teksa ka thënë se Shqipëria nuk e shikon Rusinë si armike, por si konkurent kërcënues sipas optikës që kanë aleatët e saj. Nuk dihet se çfarë do të thotë kjo, por z. Lavrov ka nënvizuar rëndësinë e Traktatit të Miqësisë mes të dy vendeve.
Po ka patur marrëveshje mes jush dhe drejtuesit të sotshëm të të opozitës…Kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do dëshmoj se bëj çfarë them dhe them çfarë bëj
ka shtuar Rama(min 30:00)
Kryeministri nuk ka përmendur ndikimin malinj rus në Ballkanin Perëndimor që aq shumë e qarkullon për “budallenjtë e Shqipërisë” sa herë ja do nevoja e ditës. Mirëpo këta budallenj janë të rrallë shumë jashtë kufijve të vendit tonë dhe me gjasë askush nuk e ha karamelen e thartuar të z. Rama se Shqipëria ka zgjedhur të mbajë qëndrimet e pakuptimta dhe disproporcionale që mban herë pas here e të cilave u vë emrin "strategjike".
Add new comment